Kongo, kapet kryerebeli

06/10/2010 02:20

Kreu i një grupi të milicisë rebele në Kongo u arrestua në një zonë në perëndim të vendit.

Lajmi konfirmohet edhe nga burimet e OKB-së në Kinshasa që saktësojnë se koloneli Majele, kreu i milicisë të quajtur Mai Mai Cheka, që fajësohet për qindra përdhunime në disa zona të vendit, u prangos pas një operacioni të përbashkët mes forcave të OKB-së dhe atyre kongoleze.

Majele po mbahet nën mbikqyrjen e rreptë në burgjet e vendit, dhe pritet një vendim për gjykim ndërkombëtar ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA