Deputeti i CDU-së në Bundestag, Michael Brand ka deklaruar se Gjermania nuk do të mbështesë ata individë që vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës dhe mendojnë për ndryshimin e kufijve të Bosnje e Hercegovinës.

“Kosova është një shtet i pavarur, ndërsa BeH do të mbajë kufijtë që ka sot dhe që ka pasur më parë. Të gjithë ata në Beograd apo Banjallukë, që mendojnë për ndarjen e BeH, nuk do të kenë mbështetjen tonë”, ka pohuar Brand.

Ai ka shtuar më tej se, në të ardhmen Gjermania do t’i kushtojë më shumë vemendje forcimit të pavarësisë së Kosovës dhe forcimit të shtetit të BeH-së.

Top Channel