
Qindra manifestues në Francën veri-perëndimore në shenjë proteste kundër armëve të shkatërrimit në masë, bllokuan rrugën e një treni i cili transportonte lëndë nukleare
Sipas policisë franceze, disa protestues u vendosën mbi shinat ku do të kalonte treni, ndërsa të tjerë iu bashkuan protestës së tyre në stacionin e trenit.
Fatmirësisht sipas policisë, treni arriti të ndalojë në kohë duke mos shkaktuar asnjë incident me manifestuesit.
Ndërkohë, policia franceze njofton gjithashtu se që të gjithë manifestuesit u zhvendosën me forcë nga shinat hekurudhore dhe se asnjë prej tyre nuk u shoqërua në polici.
Organizimi i protestës u mor përsipër nga organizata kundër armëve bërthamore, organizata e ambientalistëve franceze të mbështetuara nga ato gjermane dhe angleze.
Top Channel