Afganistan, 5 shpërthime, 8 viktima

06/10/2010 01:05

Shpërthimi i të paktën 5 bombave në qytetin e Kandaharit në jug të Afganistanit shkaktoi të paktën 8 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Sipas autoriteteve lokale, sulmet ndodhen mbi një karvan makinash të policisë afgane dhe mes viktimave raportohen edhe fëmijë, ndërsa të plagosurit numërohen mbi 20 persona.

Sulmet kanë ardhur në të njëjtën periudhë kur forcat e NATO-s në bashkëpunim me ato afgane kanë ndërmarrë një ofensivë masive ndaj militantëve talebanë në zonat përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA