Çfarë është Sacra Corona Unita?

06/10/2010 01:30

Sacra Corona Unita lindi si organizatë mafioze e frymëzuar nga modeli i “Ndrangheda” kalabreze, ku në thelb të së cilës qendron familja dhe lidhja e gjakut është e padiskutueshme. Qendra e saj është Pulia.

Sacra Corona Unita njihet si mafia e katërt në Itali dhe aktivitetet e saj janë, trafiku i drogës dhe i armëve, prostitucioni, shantazhi, mashtrimi dhe kontrabanda e cigareve.

Në fillim të viteve ’90 me mbërritjen e emigrantëve të parë në Itali ishin të shumta lidhjet e saj me grupet kriminale shqiptare, që importonin në Itali sasi të mëdha droge, si heroinë dhe hashash.

Si për çdo organizatë tjetër mafioze, edhe për Sacra Corona Unita armiqtë kryesorë mbeten të penduarit. Në vitin 1991 u zhvillua një gjyq ndaj një grupi të penduarish ndaj të cilëve u dhanë dënime mjaft të rënda.

Sacra Corona Unita është e ndarë në 47 klane autonome, por të 1561 anëtarët e saj duhet të respektojnë interesin e përbashkët. Mafia pulieze nuk ka patur një lidhje të fortë me territorin dhe kjo e bën atë shumë herë më të dobët se Cosa Nostra, Ndrangheda apo Camorra. Sipas të dhënave Sacra Corona Unita fiton rreth 2 miliard euro nga aktivitetet e saj.

Sacra Corona Unita u formua nga Xhuzepe Rogoli në burgun e Tranit natën e Krishtlindjeve së vitit 1981. Ai ishte anëtar i Ndrangheda dhe i kërkoi kreut të saj të krijojë një organizatë të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA