Trump mendon për Shtëpinë e Bardhë

05/10/2010 21:00

Donald Trump po mendon seriozisht të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në 2012-ën. Për sa i përket partisë me të cilën do të prezantohet, Trump nuk ka dyshime: “Jam një republikan”.

Lajmërimi ka ardhur pas lajmit për një sondazh misterioz mes zgjedhësve të Neë Hampshire ku është marrë mendimi i tyre për zbritjen në fushë të miliarderit.

Ende nuk është bërë e ditur se kush ka paguar për sondazhin, ndërkohë që Trump ka deklaruar se nuk është një iniciativë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA