Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se Serbia sot nuk është më ajo që ka qenë para vitit 2000.

Tadic e ka cilësuar si dicka normale pakënaqësinë e qytetarëve, por ka nënvizuar se në 10 vitet e fundit vendi ka pësuar ndryshime.

“Nëse dikush thotë se nuk është i kënaqur, mund ta kuptoj, sepse nuk jam as unë. Por nuk është e vërtetë që Serbia është njësoj si para vitit 2000”, ka pohuar Tadic.

Deklaratën e tij presidenti serb e bëri në një takim, të zhvilluar në kuadër të 10 vjetorit të rrëzimit të Sllobodan Milloshevic.

Top Channel