Sudan, mbërrijnë ekspertët e OKB
05/10/2010 03:30
Në Sudan mbërriti grupi hetimor i ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të cilët do të verifikojnë zbatimin e marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës civile dhjetra vjeçare.
Të dërguarit ndërkombëtarë nuk do të takojnë presidentin vendas, Omar al Bashir, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash ndërkombëtare për genocid dhe krime ndaj njerëzimit.
Verifikimet ndërmerren 3 muaj nga mbajtja e referendumit në vend, që ‘vuli’ pushtetin e al Bashir në vend.
Top Channel