SHBA, të shtëna arme, 2 të vrarë në Florida
05/10/2010 04:35
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i një sërë të shtënash me armë zjarri në Florida të SHBA-së.
Mendohet se mes viktimave ndodhet edhe autori i tragjedisë, që ka nisur të qëllojë mbi personat rreth e rrotull, duke vrarë një e duke plagosur 5 të tjerë për të qëlluar më pas mbi veten e tij.
Mes të plagosurve ka edhe në gjendje kritike për jetën. Autoritetet amerikane vijojnë hetimet dhe shprehen se është ende herët për të folur mbi lidhjet mes viktimave dhe autorit dhe për shkaqet e vërteta të tragjedisë.
Top Channel