Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë me referencën FYROM është i vështirë.

Në një prononcim për mediat maqedonase, Rasmussen është shprehur se anëtarësimi mund të bëhet vetëm me konsensus mbi një zgjidhje të pranueshme.

“Vendimi i samitit të Bukureshtit është i qartë, sepse duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme dhe sepse të gjitha vendimet e Aleancës miratohen me konsensus”, ka pohuar Rasmussen.

Numri 1 i NATO-s ka theksuar se shmangia e konsensusit në radhët e organizatës është një opsion i padiskutueshëm.

Gjithashtu, ai ka përjashtuar edhe mundësinë e presioneve ndaj Greqisë, që si anëtare e NATO-s të jetë më fleksibël lidhur me cështjen e emrit.

Top Channel