Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se kompromisi mbi cështjen e emrit mund të arrihet vetëm me dialog dhe jo duke vendosur vija të kuqe.

“Që të arrihet kompromisi duhet të ketë dialog. Ndërsa që të ketë dialog produktiv nuk duhet të jemi të kufizuar”, ka pohuar Milloshoski.

Ai ka ftuar palën greke që të tregohet e hapur dhe të jetë e gatshme të hedhë hapa pragmatikë, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për këtë cështje, që ka bllokuar integrimin e Maqedonisë.

Nga ana e saj Athina zyrtare kërkon për Maqedoninë një emër me përcaktim gjeografik që të përdoret në sferën e përgjithshme.

Top Channel