Libia përsërit kërkesën ndaj BE-së: 5 mld euro

05/10/2010 22:20

Me anë të ministrit të Jashtëm Libia ka ripërsëritur kërkesën për 5 miliard euro ndaj Bashkimit Europian për të ndaluar trafikun e klandestinëve në brigjet e saj.

Kërkesa e ministrit Musa Kusa u bë gjatë vizitës së një delegacioni të lartë të BE-së në Tripoli, i cili e ka justifikuar kërkesën e tij me koston financiare që nevojitet për të parandaluar trafikun klandestin nga Afrika për në brigjet europiane, kryesisht Italisë.

E njëjta kërkesë u bë nga lideri i Libisë, Muamar Gedafi gjatë vizitës së tij në Romë në fund të muajit gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA