Mediat kosovare kanë zbardhur sot “biografinë” e bosit serb Dejan Vulovic, i cili u arrestua dje në kuadër të një operacioni të policisë së EULEX kundër krimit të organizuar.

Kështu, sipas së përditshmes “Koha Ditore”, Dejan është një nga shtatë vëllezërit Vulovic nga fshati Dren i Leposavicit, që ka në pronësi dy pika karburanti.

Sipas burimit, ai akuzohet për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Gjithashtu Dejan Vulovic është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të bosit serb të krimit në veri të Kosovës, Zvonko Veselinovic.

Arrestimi i Vulovic, mbi të cilin rëndon edhe një urdhërarrest ndërkombëtar, ishte i pari që EULEX kreu në veri të Kosovës, zonë e konsideruar si vatër e krimit dhe kontrabandës.

Top Channel