Kolumbi, zbulohet pasuria e lordit të drogës

05/10/2010 09:05

Policia kolumbiane ka gjetur dhe sekuestruar në një shtëpi në Bogota 29 milionë dollarë dhe 17 milionë euro në para të thata.

Paratë dyshohet se kanë prejardhje nga droga dhe se i përkasin një prej trafikantëve më të fuqishëm Daniel Barrera, i njohur ndryshe me nofkën “i cmenduri”.

Ky sekuestrim e con në 140 milionë dollarë totalin e parave të sekuestruara në më pak se një muaj në Kolumbi.

Burime pranë shërbimeve sekrete kanë deklaruar se dyshohet se Barrera fshihet në Venezuelë dhe se kërkohet si nga drejtësia kolumbiane, ashtu edhe nga ajo amerikane.

Paratë e zbuluara mendohet se janë pagesë e bërë nga kartelet meksikane për tonelatat e kokainës që “i cmenduri” u ka dërguar atyre.

Duket se forcat e sigurisë kanë arritur të depërtojnë në rrjetin e strumbullarit, mbi të cilin SHBA ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, duke realizuar sekuestrimin e katërt në më pak se një muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA