Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka deklaruar se misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vijojë qëndrimin në Kosovë për të garantuar ekzistencën e popullit serb.

“Dëgjohen zëra se Kombet e Bashkuara do të braktisin së shpejti Kosovën. Nëse kjo ndodh, unë dyshoj se atje mund të mbetet dikush”, ka pohuar Irinej.

Patriarku, i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e diel, ka theksuar se nëse UNMIK largohet nga “krahina jugore”, atje do të zhduken edhe objektet serbe të kultit.

“Duhet influencuar tek Kombet e Bashkuara me qëllim që të ruajmë vendet e shenjta, kulturore dhe historike dhe të gjejmë një modus vivendi që të mbetemi atje”, është shprehur Irinej.

Duke e cilësuar gjëndjen në Kosovë si të pashpresë, ai ka shtuar se në rajonet e Prizrenit, Gjakovës dhe Decanit nuk ekziston më asnjë gjurmë e shtëpive serbe.

Top Channel