Nje plan kursimi teper te rrepte, recension -2,6 % nga -4% qe arriti sivjet dhe papunesi qe do te shkoje ne 14,5% nga 11,6 % qe u regjistrua gjate ketij viti, parashikon per 2011 projektbuxheti i shtetit qe ka miratuar qeveria greke dhe ka cuar per miratim ne parlament ministri i Financave .

“Me kete projektbuxhet bejme nje hap me te madh per konsolidimin e financave te shtetit tone,per te vendosur themelet e nje zhvillimi te qendrueshem, qe do te krijoje investime dhe vende pune te reja”, tha George Papaconstantinou, ministri grek i Financave.

Vleresimi i shtabit te kesaj Ministrie eshte te reduktoje deficitin shteteror me 7% te GDB ne vitin e ardhshem, perkundrejt objektivit prej 7,8%. E thene ndryshe qeveria greke do qe te ule borxhin nga 18,3 miliard euro ne 16,3 ne vitin e ardhshem.
Per t’ja arritur kesaj, grekeve do t’u duhet te paguajne 3.6 miliard euro me shume taksa. Qytetaret e thjeshte mbi 670 milion euro me shume ne krahasim me vitin 2010, ndersa bizneset rreth 610 milion euro me pak per arsye te recensionit. Ata qe do te paguajne rreth 41% me shume taksa se sivjet, do te jene poseduesit e pasurive te patundshme.

“Natyrisht vete fakti qe qeveria ka synim nje deficit te ulet fiskal per 2011, krahasuar me ate te parashikuar nga FMN dhe BE, skenari baze eshte shume inkurajues. Kjo tregon nje angazhim nga qeveria greke per te arritur objektivat fiskale per vitin 2011”, tha Platon Monokroussos, zyrtar i Ekonomisë ne bankës EFT.

Por megjithe kete program kursimesh nevojat e shlyerjes se detyrimeve financiare kane rritur akoma me shume borxhin e shtetit duke e cuar ne 155% te GDP ose ne 360 miliard euro. Kryeministri Papandreu ne mbledhjen e kabinetit te tij percolli mesazhin optimist, se sakrifica e qytetareve do te zhgenjeje ata qe besuan se Greqia do te falimentoje. Nga ana e tyre sindikatat greke vazhdojne te reagojne ndaj masave antikrize dhe diten e enjte, Greqia do te paralizohet perseri nga greva e pergjitshme 24 oreshe e Unionit te nenpunesve te sektorit shteteror.

Top Channel