Gjobë deri në 3000 euro apo edhe marrjen e përkohshme të patentës së makinës do rrezikojnë në Greqi, gjithë ata shoferë që pijnë cigare kur brenda në automjet ndodhet një fëmijë.

Ky eshte amendamenti i ri qe pritet te coje ne parlamentin grek, ne menyre urgjente ministri i Shendetesise, ne menyre qe te marre forme te plote ligji i ndalimit te duhanit, qe ka hyre ne fuqi ne Greqi qysh prej 1 Shtatorit.

Zyrtaret e shendetesise jane te zhgenjyer nga shkalla e zbatimit te ketij ligji. Vetem ne nje zone te Athines pas kontrolleve te policise bashkiake u vu re se ne 70% te bareve dhe kafeneve pihej normalisht duhani.

Megjithese nga dita e hyrjes ne fuqi jane bere mbi 118.000 denoncime per shkelje te te ligjit , 12300 ne  tre ditet e fundit,vetem 5 persona jane gjobitur ne Athine dhe disa dhjetera ne Selanik.

Organet pergjegjese kane deklaruar se kane qene me elastike ne javet e para, ne pese bashkite me te medha te vendit ,por ne te ardhmen masat dhe gjobat do te jene te padiskutueshme per ata qe shkelin ligjin. Aty ku greket duket  se respektojne plotesisht ndalimin e duhanit eshte ambienti i spitaleve.

 

Top Channel