Ish-bankieri i “Societe Generale”, Jerome Kerviel është dënuar nga gjykata për rolin e tij në skandalin që i kushtoi bankës gati 5 miliardë euro.
Tani, Kerviel do të shlyejë një dënim prej 3 vjet burg, në kuadër të një dënimi që atij iu shkurtua me dy vjet.
Kerviel u shpall fajtor për falsifikim, përdorim të paautorizuar të kompjuterëve dhe shkelje të besimit.
Gjyqi ndaj tij nisi në fillim të vitit, nën akuzën se ai kishte venë bast 5 miliardë euro të “SocGen”, pa dijeninë e bankës.
“Kerviel me dijeninë e tij shkoi përtej kompetencave të tij si bankier”, ka deklaruar gjykatësi Dominique Pauthe.
Ndërsa i pandehuri, nga ana e tij tha se banka ishte në dijeni për rreziqet dhe se ishte e kënaqur në momentet kur po regjistroheshin fitime.
Top Channel