Kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski ka deklaruar se Maqedonia ka probleme me shkallën e lartë të varfërisë dhe papunësisë.

Sipas tij, situata e krijuar ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve të huaja dhe atyre të brendshme në vend.

Ish-presidenti ka propozuar që biznesmenëve tokat për investime t’u shpërndahen falas.

“Në këtë mënyrë shteti do t’i marrë kamatat nga buxheti, ndërsa biznesmenët të paguajnë vetëm borxhin”, ka deklaruar Cervenkovski.

Kryetari i partisë më të madhe të opozitës ka nisur një fushatë kundër keqqeverisjes dhe këtë muaj do të nisë protestat kundër ekzekutivit.

Top Channel