Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler ka vizituar sot Mitrovicën, ku ka deklaruar se përkushtimi i paqeruajtësve për një ambient të sigurt nuk do të mungojë.

“Veriu vazhdon të jetë një sfidë përsa i përket sigurisë, prandaj përkushtimi ynë për përmirësimin e situatës nuk do të mungojë”, ka pohuar Byhler.

Gjatë një takimi me nënkryetarin e komunës Riza Haziri, gjenerali ka theksuar se incidentet e javëve dhe muajve të fundit në veri janë të patolerueshme.

Për këtë arsye, numri 1 i KFOR bëri të ditur se në ditët e fundit janë rritur masat e sigurisë dhe se numri i patrullimeve në veri është rritur.

Top Channel