Burg të përjetshëm terroristit të Times Square

05/10/2010 17:40

Faisal Shazad është dënuar me burg të përjetshëm për organizmin e një atentati, që dështoi, në Times Square më 1 majin e shkuar.

Shazad gjatë gjykimit e ka pranuar fajin.

Ai kishte tentuar të shpërthente një bombë artizanale, por pa ia arritur, me qëllim shkaktimin e dhjetra viktimave dhe përhapjen e panikut.

Shazad, me shtetësi amerikane, por origjinë pakistaneze, ka pranuar se është stërvitur në Pakistan nga një grup islamik me emrin Tehrik-e-Taliban Pakistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA