Belgjika mbetet pa qeveri
05/10/2010 12:45
Belgjika ende nuk e ka nje qeveri per shkak se partite nuk po gjejne dot nje kompromis.
Pas 4 muajsh bisedime separatistet flamande qe fituan 28 perqind te votave u terhoqen te pakenaqur.
113 ditë bisedime shkuan dëme pas tërheqjes së partisë separatiste Aleanca e re Flamand, që thotë se nuk gjen kompromis.
Partia Flamand kërkon më tepër pushtet dhe autonomi më të madhe fiskale. “Në vend që të shënonim ndonjë progres kemi bërë hapa prapa”, tha lideri i Partisë.
Mungesa e qeverisë e vendos vendin në një pozitë të vështirë, aq më tepër kur deri në 1 janar të vitit 2011, Belgjika mban presidencen e radhës së BE-së.
Top Channel