Mbushen sot plot 10 vjet nga rënia e regjimit të Sllobodan Milloshevic, i njohur ndryshe si “kasapi i Ballkanit”, për shkak të spastrimeve etnike që kreu në rajon.

Më 6 tetor të vitit 2000, pas protestave masive të qytetarëve serbë në Beograd, Milloshevic pranoi përmes një fjalimi televiziv humbjen e regjimit të tij.

Më 1 prill të vitit 2001, ai u arrestua dhe u dërgua për gjykim në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, e cila e akuzoi për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftrave në Kosovë dhe Bosnje.

Pesë vjet më vonë ai u gjet i vdekur në qelinë e tij. Autopsia e kryer nga mjekët ligjorë përcaktoi se ai kishte vdekur për shkaqe natyrale.

Top Channel