Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Risili, në Vlorë ku një person është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Klodian Resulaj 27 vjec nga Vlora i cili po udhëtonte me makinen e tij, tip Fiat Uno me targa italiane në vendin e quajtur Qafa e Fshatit Risili, është goditur për vdekje me armë tip kallashnikov nga persona ende të paidentifikuar.
Klodiani udhëtonte me makinë më një të afërm të tij një djalë rreth 12 vjec dhe në momentin e ardhjes për në Vlorë ,personat të cilët kanë shfrytëzuar dhe errësirën e plotë kanë qenë të fshehur anës rrugës, kanë qëlluar me breshëri drejt makinës ku udhëtonin dy personat.
Nga të shtënat të cilat mendohen të jenë 15 goditje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Klodian Resulaj, ndërsa djali 12-vjecar i ka shpëtuar për fat breshërisë.Policia e ka shkuar në vëndgjarje dhe ka bërë dhe ekspertizën e momentit dhe po punon për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel