Ish-numri dy i negociatave për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të ndërmjetësohen nga të huaj.

“Të dyja vendet mund të bisedojnë për cështje praktike pa ndihmë nga jashtë. Por BE mund të ndihmojë duke ofruar renditjen e temave të bisedimeve”, ka pohuar Rohan.

Sipas tij, dy vendet duhet të përqendrohen pikërisht në cështjet teknike që prekin qytetarët dhe jo tek statusi i Kosovës, që është një cështje e mbyllur.

“Marrim si shembull veriun e Kosovës. Këtu është shumë e rëndësishme lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar. Gjithashtu janë edhe furnizimi me energji, mbrojtja e mjedisit, etj”, ka theksuar Rohan.

Top Channel