Mafiozi italian pa prona

04/10/2010 15:00

Gjashtë ditë pas arrestimit, verifikimet e Prokurorisë nuk gjejnë prona në emër të Albino Prudentinos, një prej eksponentëve të organizatës mafioze italiane ‘Sacra Corona Unita’.

Te pakten ne Vlore, mafiozi italian rezulton te kishte vetem biznese me qira, te cilat jane ne pronesi te shtetasve te ndryshme shqiptare. Burime te Prokurorise bejne te ditur se Prudentino po hetohet per aktivitetin e pastrimit te parave te organizates, permes bizneseve qe ushtronte ne Shqiperi.

Burimet te prokurorise thane se prej gjashte muajsh qendrimi ne Vlore, Prudentino kishte hapur dy biznese ne kete qytet, nje lokal embelsirash dhe nje agjensi lojrash fati, i destinuar per t’u kthyer me vone ne nje kazino. Por asnjera prej tyre nuk del te jete ne emer te tij. Mesohet se Prudentino kishte firmosur nje kontrate me afat te gjate me nje shtetas vlonjat, aktualisht me banim ne shtete e bashkuara, duke i paguar atij nje qera mujore per secilin nga bizneset.

Nderkohe mesohet se prokuroria e Vlores ka derguar nje liste per te verifikuar nese Prudentino ka apo jo prona ne emer te tij apo te te birit Anxhelo Prudentinos ne kryeqytet.

Deri me tani flitet jo zyrtarisht se bosi italian ka tre prona ne Tirane dhe qe te treja agjensi bastesh. Jo zyrtarisht nga organi qendror i akzues mesohet se per Anxhelo Prudentionon se bashku me dosjen e tij antimafia e Leces ka derguar edhe nje kerkese per verifikimin dhe sekuestrimin e pronave te tij, qe nese do gjenden qe jane nen emrin e te shume kerkuarit do te duhet te sekuestrohen me ligjin e ri antimafia.

Nje dite pas arrestimit te te atit, Anxhelo mesohet se shiti pjesen e tij te aksioneve ne nje kompani bastesh per t’i shpetuar sekuestrimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA