Njohja e realitetit në Kosovë dhe anëtarësimi në NATO është mënyra më efikase që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanovic, bën të ditur QIK. Ai konsideron se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet t’i udhëheqë qeveria e Serbisë dhe se kryeministri Mirko Cvetkovic duhet të marrë përgjegjësinë.

Jovanovic ka nëvizuar se Tadic, Jeremic dhe Koshtunica nuk janë përgjegjës për humbjen e Kosovës, por janë përgjegjës për gabimet që pasuan pas vitit 1999.

Top Channel