Një kompani e përbashkët hekurudhore e krijuar nga Sllovenia, Kroacia e Serbia ka nisur sot punën me synimin për të përmirësuar transportin mes vendeve anëtare të BE-së dhe Turqisë.

Kompania, që menaxhohet nga Sllovenia, do të ketë nën kontroll 5% të pronësisë hekurudhore të te treja vendeve.

Sipas ministrit serb të Transporteve, të treja vendet do të rrisin me 50 milionë euro të ardhurat vjetore si rezultat i projektit të përbashkët hekurudhor.

Top Channel