Haxhinasto: Tavo i mirëpritur në LSI
04/10/2010 11:55
Lëvizja Socialiste për Integrim fton në gjirin e saj deputetin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo, i cili një ditë më parë njoftoi largimin nga forca politike më e madhe opozitare.
“Tavo është i mirëpritur te Lëvizja Socialiste për Integrim”, deklaroi nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Sipas tij, deputetët e e opozitës ndjejnë përgjegjësi për detyrimet e reformave.
Haxhinasto, në funksionin e ministrit të Jashtëm foli edhe për situatën në Kosovë, duke i komentuar zhvillimet e fundit atje, si tregues i pjekurisë politike.
Top Channel