Pas vizites tre ditore te kryeministrit kinez Uen Xhiabao qe u largua ne mengjesin e se henes nga kryeqyteti grek ,qeveria Papandreu ben bilancin e kesaj hapjeje strategjike ndaj gjigantit te Lindjes duke e konsideruar viziten e tij teper te sukseshme dhe produktive.
 

Sipas deklaratave te udheheqesit kinez, vendi i tij eshte i gatshem per te vazhduar me blerjen e bonove greke, pas vitit 2013, pervec atyre qe zoteron me nje vlere prej 12 miliard euro.

“Kina eshte nje partener strategjik,kryeministri i saj na zgjodhi ne si stacion te pare te turit te tij ne Europe dhe na dha voten e besimit”, ka deklaruar Papandreu, pasi qeveria e tij ka nenshkruar 11 marreveshje te reja bashkepunimi ne tregti,ne ndertimin e anijeve, kultures dhe turizmit.

Shtypi grek pershkruan sot me pozitivitet viziten treditore te udheheqesit te qeverise kineze. “Xhaxhai nga Kina”, e cileson gazeta ‘Ta nea’. Per “Zbarkim kinez me marreveshje te medha”, flet proqeveritarja ‘Ethnos’. “Rikthim ne rrugen e mendafshit”,  shkruan opozitarja ‘Apogjevmatini’.

“Ajo cka ne shohim me gezim eshte fakti qe Greqia po del nga hijet e krizes se saj te borxhit. Tregu financiar ka filluar te stabilizohet, ndersa deficiti buxhetor eshte duke u zvogeluar ne menyre te konsiderueshme, besimi i investitorit eshte ne rritje, dhe perspektivat e rritjes ekonomike jane shfaqur tashme ne horizont”, tha Uen Xhiabao.

Sipas planeve te qeverise kineze Pekini do te financoje me 5 miliard dollare fondin e ndertimit te anijeve te interesave greke ne Kine ku deri ne vitin 2012 do te konstruktohen rreth 320 anije greke.
Ne portin e Pireut do të rriten investimet ne menyre qe te zhnderrohet ne qender te shperndarjes se mallrave kineze ne Europe duke e cuar numrin e konteinereve brenda nje pesevjecari  nga 800.000 ne vit, ne 3.7 miliarde.

Ne planet kineze jane zgjerimi i kompanise gjigande Cosco edhe ne portin e Selanikut, investimet ne nje port te Trakes,veprat ne sektorin e energjise,te ndertimit,por edhe te turizmit duke marre parasysh faktin se rreth 50000 kineze vizitojne ne vit Athinen.
Gjithashtu Kina do te dyfishoje importet e produkteve greke brenda pesë viteve, ne vleren e 8 miliard dollareve.

Mendohet ne muajt e ardheshem edhe hapja e nje sektori te Bankes Kineze te Zhvillimit ne Athine cka do i jape nje shtytje akoma me te madhe investimeve jo vetem ne Greqi ,por edhe ne rajon.

Top Channel