Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates do të takojë sot në Uashington me ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Konjanovski.

Pjesëmarrja e Maqedonisë në misionet ushtarake ndërkombëtare në kuadër të forcave aleate, reformat në ushtri si dhe aspiratat për anëtarësim në NATO janë çështjet kryesore që do të diskutohen në takimin ndërmjet Gates dhe Konjanovski.

Ministri i Mbrojtjes, sipas Telegraf, do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Shtabit të Përbashkët të forcave amerikane G5 në Pentagon, ndërsa një fjalim do të mbajë në Këshillin Atlantik.

Top Channel