Policia e misionit EULEX ka kryer sot në veri të Kosovës arrestimin e parë të lidhur me krimin e organizuar që vepron në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e EULEX, Karim Limdal, sipas të cilës personi i arrestuar është një gangster serb, i përfshirë në afera kriminale.

Sipas Limdal, arrestimi i kryer është një eveniment i rëndësishëm, pasi është i pari që bëhet në zonën problematike të shtetit të ri dhe që ka të bëjë me krim të organizuar.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se personi i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet edhe për tentativë vrasjeje.

Top Channel