26 persona kanë mbetur të plagosur në një përplasje ballore mes dy trenave, të ndodhur sot në Bullgari, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Përplasja ka ndodhur mes trenit ndërkombëtar të linjës Beograd-Sofie dhe një treni tjetër shërbimi, që transportonte personelin e hekurudhës bullgare.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor. Asnjë nga vagonët ka dalë nga binarët dhe vetëm dy lokomotivat janë dëmtuar rëndë.

Top Channel