Zgjedhjet e së dielës në Bosnjë duket se kanë prodhuar ndryshime në presidencën tripalëshe të vendit.

Rezultatet paraprake tregojne se karriget e lidereve kroat dhe boshnjake do t’i shkojne dy kandidateve te moderuar, ndërsa ate serbe, me te gjithe gjasat do ta zere nje nacionalist, partia e te cilit punon per shkeputjen e Republikes serbe.

Qe prej votimeve te fundit ne 2006-ten, mosbesimi ka hedhur rrenje mes lidereve kroate, serbe dhe myslimanëve të Bosnjës, ndërsa percarjet politike kanë thelluar hendekun mes dy entiteteve te medha, federates kroato-myslimane dhe republikes serbe.

Pas numerimit te 80% te votave, garen per presidentin mysliman e kryeson Bakir Izetbegovic, i biri njeriut qe drejtoi Bosnjen ne kohen e luftes, Alija Izetbegovic. Favoriti per vendin kroat, Zelko Komsic eshte mbeshtetes i fuqishem i nje Bosnjeje te bashkuar shume-etnike. Ai qe paralajmeron shperberjen, eshte lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik.

Ne menyre te vazhdueshme gjate fushates, Dodik ka perseritur se do te kerkoje autonomine e gjysmes serbe te vendit. Ne zgjedhjet e se djeles per presidentet, parlamentit federal dhe asamblete rajonale te vendit, moren pjese 55% e 3,1 milione boshnjakeve me te drejte vote.

Top Channel