Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje-Hercegovinë tregojnë se vendi është ende larg tejkalimit të ndarjeve etnike të krijuara që nga konflikti i viteve ‘90.

Në radhët e boshnjakëve një parti politike shumëetnike ishte ajo që arriti rezultate më të mira. Ndërsa në radhët e komuniteteve serbe dhe kroate kryesojnë partitë nacionaliste.

Kështu, partia e Milorad Dodik ka fituar ndjeshëm në Republikën Serbe, kurse Partia Demokratike Kroate e Dragan Covic ka fituar shumicën mes kroatëve.

Ashtu sikurse subjekti i Dodik, edhe kjo parti kërkon rajon autonom për kroatët në Bosnje.

Top Channel