Në sheshin e kryeqytetit maqedonas, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, do të vendosen bustet e tre figurave kyce të komunitetit shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, gjatë një debati me komunitetin shqiptar në sheshin “Skëndërbej” të Shkupit.

Sipas tij, në sheshin kryesor të kryeqytetit do të jenë figurat e Josip Bagerit, Pjetër Bogdanit dhe Nexhat Agollit.

“Procedura është në hartim e sipër dhe po udhëhiqet nga komuna e Shkupit. Nuk ka asnjë dyshim se ky projekt do të realizohet. Përfundimisht, sheshi do të marrë karakter multietnik”, ka deklaruar Mexhiti.

Top Channel