Tre aksidente brenda 1 orë

03/10/2010 20:20

Tre aksidente me pasojë plagosjen e 8 personave kanë ndodhur brenda vetëm një ore në supërstradën Lezhë – Fushkrujë. Dy prej të lënduarve sipas policise janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjormë të rrethit Kurbin, ku një autoveturë tip Alfa Romeo është përplasur më një karrocë. Nga goditja mbetën të plagosur katër persona.

Sipas polcisë drejtuesi i mjetit Alfa Romeo ka tentuar të parakalojë karrocën e për pasojë është përplasur me të. Pak minuta më pas një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës ku një autoveturë tip Benz goditi drejtuesin e nje motoçiklete, i cili po udhëtonte në aksin rrugorë Lezhë – Shkodër. I lenduari, një djalë 20 vjeç u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa policia po kryente ekpertizën në dy aksidentet e para, një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Tapizë të Krujës. Dy automjete tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e drejtuesve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA