Tavo lë PS: Por mbetem socialist

03/10/2010 19:30

Kjo skenë, ku deputeti Vangjel Tavo akuzon kryeministrin nga zyra që grupi socialist ka në Kuvend, me gjasë nuk do të përsëritet më. Në një deklaratë të shpërndarë dorazi, nga të tretë, bëhet publike “pavarësia e e deputetit Tavo nga grupi socialist”. (UPDATE)

Deputeti Tavo nuk ishte i arritshëm në telefon, për të sqaruar pozicionin e tij. Kurse Selia Rozë, as e konfirmonte, por as e mohonte largimin e Vangjel Tavos.

Në çdo rast deklarata ishte e nënshkruar me shkrim dore. Sipas deklaratës, deputeti Tavo është larguar nga grupi socialist me dhimbje të thellë dhe shumë i hidhëruar, i cënuar sepse jo vetëm ai, por edhe qindra e mijëra socialistë të Gjirokatrës po shpërfillen prej kohësh nga situata e krijuar në Partinë socialiste. Por cila është kjo situatë? Në deklaratë shkruhet:

“Partia Socialiste si një parti model për demokracinë e brendshme të saj, transparencën në vendimmarrje, për mënyrën e organizimit, për solidaritetin njerëzor, civilizimin dhe një sërë virtytesh që e karakterizonin, me keqardhje e them se sot ka humbur pjesën më të madhe të këtyre cilësive. Sot kjo parti është personalizuar në qendër dhe në bazë, ku demokracia e brendshme është zëvendësuar nga autokracia, ku forumet e saj shpërfillen, ku injorohet jo vetëm baza e saj por edhe deputetët, ku socialistët e vërtetë thirren vetëm për beteja elektorale dhe më pas harrohen. Sot pranë lidershipit të PS gjejnë vend njerëzit që kanë shitur zgjedhjet në Gjirokastër, por që dinë të intrigojnë dhe që mbajnë të punësuar një armatë njerësish që nisin mesazhe në telefonin e Kryetarit, prej të cilave ky i fundit krijon opinionet. Verbëria politike e lidershipit aktual po cënon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialistëve të ndershëm”.

Në deklaratë zoti Tavo siguron se do të mbetet gjithmonë socialist. Por largimi i tij, së bashku me largimin e Paulin Stërkajt nga grupi parlamentar demokrat, i jep parlamentit ngjyrat e një merkatoje sportive. Në këtë kuadër, pritet se kush do ta bëjë lëvizjen e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA