Shijak, arrestohen 2 të rinj me euro false

03/10/2010 09:00

Nje sasi eurosh false të importuara nga shteti fqinj, Italia janë sekuestruar në kohen kur po hidheshin në treg.

Dy të rinjtë nga Shijaku, Romeo Çuka 19 vjeç dhe Rigens Maksuti 22 vjeç janë arrestuar në flagrancë pranë shëtitores bregdetare, ndërsa në kërkim është shpallur një i ri që dyshohet të jetë dhe kreu i grupit kriminal që po vinte në funksionim sasinë prej 2 mije eurosh false te prerjes 20-she.

Nderkaq ne kerkim eshte shpallur shtetasi 25 vjeçar E.Greca ne shtepine e te cilit gjate kontrollit iu gjet dhe sekuestrua nje pistolete e kalibrit 8 mm dhe 14 cope fisheke. Per ngjarjen kane nisur hetimet per falsifikim te monedhave dhe prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake.

Tregu i valutes se huaj behet gjithnje e me i pasigurte me futjen ne te te kartmonedhave europiane te falsifikuara me cilesi te larte jashte vendit, kryesisht ne vendet e Europes Perendimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA