Pronat, rezolutë kundër ligjit të miratuar

03/10/2010 13:40

Pronarët kanë hartuar nje rezolutë, nëpërmjet të cilës i kërkojnë qeverisë të hartojë një ligj të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave, ku përparësi të ketë kthimi fizik i pronës.

Sipas shoqatës “Pronësi me drejtësi”, ligji aktual është anti-kushtetues dhe është kunder interesave të pronarëve. “Jane 64-65 milion m2 truall qe u duhet kompesuar pronareve, toke bujqesore 43 mije hektare, 5 mije ha toka pyje kullota. Deri tani fatura financiare qe shteti i detyrohet pronareve per kompensim shkon ne 30 miliarde euro, ndaj ne kerkojme qe te hyje ne fuqi nje ligj per kthimin e pronave”, shprehet Nushit Vorpsi.

Sipas pronareve, duke ndjekur kete praktike, maxhoranca e djathte po humbet mbeshtetjen  e tyre. ‘Na kane trajtuar si qytetare te dores se dyte. Nese t’i ben nje ligj qe eshte kunder interesave te mija, atehere mos kerko as mbeshtetjen time”, shton Vorpsi. Pak jave me pare parlamenti hodhi poshte vendimin e Presidentit te Republikes, per rishikim te ligjit per pronat. Vetem me votat e maxhorances parlamenti miratoi ligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA