Në Pejë është duke u zhvilluar ceremonia e bekimit të patriarkut te ri të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Nën masa të rrepta sigurie, rreth 2-3 mijë serbë, mes të cilëve edhe Presidenti Boris Tadic, janë mbledhur në ceremoinitë që do të vazhdojnë deri në orën 14:00. Ceremonia do pasohet nga një fjalim për popullin dhe ndoshta, ku mund të flasë edhe Tadic.

Në këtë ceremoni është ftuar edhe kryebashkiaku i Pejës, por ai nuk ishte i pranishëm pasi u shpreh i pakënaqur për mungesën e krerëve politikë të Prishtinës. Ndërkohë, në ceremoni nuk është i pranishëm as lideri radikal serb, Tomisllav Nikolic pasi nuk ka paraqitur një kërkesë për hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës.

Top Channel