Ministria e Financave ngrin llogarinë e universiteteve

03/10/2010 14:15

Mbi 1400 pedagogë dhe punonjës në universitetet publike nuk janë paguar për muajin shtator.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se Ministria e Financave ka ngrirë llogarinë e universiteteve në degën e thesarit, cka ka bërë qindra pedagogë të mos marrin pagën e tyre. Ministria e Financave ka kerkuar qe universitetet te shkurtojne 3.3 milione dollare nga buxheti vjetor.

Pas kesaj kerkese eshte mbledhur keshilli akademik, i cili vendosi te shkurtoje vetem 1.8 milione dollare, duke mos prekur te gjitha te ardhurat dytesore te universiteteve. Pas ketij vendimi te Ministrise se Financave pritet te kete te tjera vendime nga senati i universiteteve publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA