Meta: PS t’i drejtohet kushtetueses

03/10/2010 13:20

Sic tha vetë, kur dha dorëheqjen nga ministër i Punëve të Jashtme, tani Ilir Meta ka më shumë kohë për t’i kushtuar takimeve me bazën e LSI-së.

Takimi i radhës në Elbasan, një takim tipik partie, ishte rasti për të motivuar anëtarësinë në perspektiën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Partner në qeverisje me të djathtët, Ilir Meta u zotua se qeveria do të krijojë më shumë vende pune, në një kohë kur shifrat e papunësisë në vend janë në raport të zhdrejtë me rritjen ekonomike.

Kryetari i LSI-së preku edhe cështjen e hetimit të zgjedhjeve, që ka ngecur në cështjen e kutive me fletët e votimit. Sipas Metës, Partia Socialiste i ka të tëra mundësitë për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese mendim nëse shqyrtimi i fletëve të votimit cënon apo jo vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Nëse nuk e bën vetë, gjykata mund të konsultohet me ekspertët e Komisionin të Venecias, organ konsultativ i Këshillit të Europës.

“Në një kohë kur iu duhen vetëm 28 firma deputetësh, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe ndërkohë që Evropa ka një vit që iu kërkon të ndjekin këtë rrugë duke respektuar Kushtetutën, ata në vend që të venë 28 firma që mund të vihen për 28 sekonda, kanë një vit që bëjnë thirrje nëpër Shqipëri duke lodhur dhe mashtruar anëtarët dhe simpatizantët e tyre. Ndaj do t’i thoja nga Elbasani që të reflektojë dhe të mos braktisë ato vlera dhe parime që kjo forcë politike ka pasur dhe ka dhënë gjatë 2 dekadave. Pasi Shqipëria është e të gjithëve, Shqipëria nuk është një vend i bllokuar, Shqipëria është një vend me të ardhme, dhe kjo e ardhme është integrimi evropian“, theksoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA