Deputeti Tavo largohet nga PS

03/10/2010 17:35

Deputeti Vangjel Tavo me anë të një komunikate me shkrim, lajmëroi largimin e tij nga grupi kuvendor i Partisë Socialiste.

Zoti Tavo tha se shkak i largimit të tij nga socialistët është lidershipi aktual i PS-së, që sipas tij është një lidership intrigant dhe që cënon interesat e partisë.

“Distancohem nga lidershipi i Partisë Socaliste i detyruar nga rrethanat brenda PS-së dhe lidershipit të saj. Bëj publike pavarësine time nga PS.Verbëria e lidershipit cënon interesat e PS-së. Në lidershipun e PS ka njerëz intrigantë dhe partia ka humbu pjesën më të madhe të cilësive”, thuhet në komunikatën e deputetit Tavo, duke vazhduar më tej se do të vazhdojë të mbrojë interesat e elektoratit të tij.

Largimi i zotit Tavo nga socialistët pason largimin e pak ditëve më parë të deputeti Stërkaj nga Partia Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA