Berisha: Vendi ka ecur përpara

03/10/2010 15:10

Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë të rinjtë federalistë europianë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në “Forumin Rinor të Ballkanit Perëndimor”, organizuar në bashkëpunim me federalistët e rinj shqiptarë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrisë, Kryeministri Berisha u bëri të rinjve europianë një paraqitje të reformave të qeverisë shqiptare, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha theksoi se për promovimin e proçesit të integrimit, nuk ka promotor më të mirë sesa të rinjtë. Për këtë qëllim, kryeministri u shpreh i gatishëm për të punuar me shoqërinë civile dhe organizatat rinore.

Në përfundim të takimit, të rinjtë federalistë europianë i dorëzuan kryeministrit Berisha rezolutën e miratuar nga ata në forumin e të rinjve të Ballkanit me titull “Lëvizja e lirë NUK duhet të ndalojë në kufijtë e Bashkimit Europian”. Kjo rezolutë e të rinjve i drejtohet Parlamentit Europian dhe ministrave të jashtëm të Bashkimit, me qëllim heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA