Arratisja, nëna e të dënuarit në gjendje të mirë

03/10/2010 09:15

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thuhet se Admir Tafili kishte fituar lejen pasi kishte nënën e sëmure.

Top Channel ishte ne shtepine e te arratisurit dhe konstatoi se nena e tij, Kimete Tafili eshte ne gjendje shume te mire shendetesore. Ne keto kushte e moshuara e justifikon te birin duke thene se ai u arratis pasi kishte pire alkool duke qene se pa djalin e tij te vogel te semure.

“Duke parë gruan dhe fëmijën e sëmurë, i ka ikur truri. Ka pirë shumë prej mërzie dhe tani ka ikur”, shprehet e ëma. Gruaja pretendon se asgje nuk ka qene e organizuar. “Genci ta dinte se vëllai do bënte këtë opunë, nuk kishte ardhur sot në shtëpi”, shton Kimetja.

Nuk ka ende nje njoftim zyrtar nese jane shkelur apo jo kushtet e sigurimit te ketij te denuari nga ana e policeve qe e shoqeronin, pasi sipas rregullores pervec kritereve qe një i denuar duhet te plotesoje për te fituar kete leje, ka gjithashtu edhe nje plan te posacem qe zbatohet nga policet qe e shoqerojne ate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA