Arratisja e Tafilit, PS: Të ikë Basha

03/10/2010 15:00

Partia Socialiste kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Lulzim Basha. Selia rozë e akuzon ministrin Basha për arratisjen një ditë më parë të të burgosurit Admir Tafili.

I dënuari për plagosjen e një zyrtari të lartë të policisë, kishte marrë leje të posaçme për të takuar të afërmit. Ndaj deputeti Taulant Balla tha se ministri Basha duhet të japë llogari për paaftësinë e punonjësve të policisë së burgut, që janë nën varësinë e tij, të cilët lejuan që t’u shpëtojë nga duart një i burgosur kaq i rrezikshëm.

Sipas deputetit socialist, ministri Basha, por edhe Ministri i Drejtësisë Nishani, duhet të shpjegojnë sesi ka mundësi që ka marrë leje të posaçme për të dalë nga burgu një i burgosur për krimin e plagosjes së zyrtarëve të policisë?!

Deputeti Balla tha se degradimi i rendit publik nuk mund të parandalohet me shkarkime apo arrestime të përkohshme të zyrtarëve të nivelit të ulët. Sipas partisë socialiste, përgjegjësia e drejtpërdrejtë qëndron të ministri Basha dhe kryeministri Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA