“Prudentino”, mafia synonte lojërat e fatit

03/10/2010 20:10

Albino Prudentino në Shqipëri kishte si synim kryesor të biznesit mafioz të tij, lojërat e fatit dhe lotaritë sportive.

Sipas të dhënave që disponon zyra e antimafias në Leçe, rezulton se “Sacra Corona Unita”, ka kaluar të gjitha financat dhe aktivitetet e saj në industrinë e kazinove dhe lojërave të fatit, duke u tërhequr nga kontrabanda e cigareve, e cila konsiderohej veprimtari më e vështirë si pasojë e kontrolleve kufitare në porte dhe pa fitime të garantuara.

I arrestuari në Vlorë, Albino Prudentino prej disa shtatë vitesh kishte si mision shtetet e Ballkanit për të shqyrtuar çdo mundësi për hapje biznesi në fushën e lojërave të fatit dhe lotarive. Dhe se fundi ai kishte zgjedhur Shqipërine.

Albino Prudentino ka në pronësi të tij një kazino në Vlorë, një kazino në Tiranë, si dhe një bar-restorant-piceri dhe pastiçeri në zonën e Skelës. Asetet e tij ekonomike priten tashme të bllokohen, pas kërkesës që shteti italian do t’i duhet t’i bëjë homologëve shqiptare.

Pritet që edhe pronat e tij në Vlorë të bllokohen edhe ne bazë të ligjit të ri antimafia i cili hyri në fuqi pak muaj më parë.

Kërkesa për sekuestron e pronave të Prudentinos është çështje ditësh, dhe do t’i drejtohet Gjykatës se Shkallës së Parë në Vlorë. Aktualisht ato janë në efiçencë të plotë pune.

Për më shumë se një vit Shërbimi Informativ Kombëtar ka vëzhguar aktivitetin e tij si një anëtar i organizatës të fuqishme mafioze.

59-vjeçari është zbuluar nga Shërbimi Informativ, i cili kishte informacione prej kohësh për mafien italiane që po investonte në Shqipëri, në bashkëpunim me operacionet speciale të policisë italiane, si dhe me agjencitë e instaluara pranë Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA