“Miqtë e Çamërisë” në SHBA

03/10/2010 19:45

Krytari i Partisë Drejtësi dhe Integrim ka kryer një vizite 7 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është lançuar iniciativa “Miqtë e Çamërisë”.

“Kjo vizitë është në vijim të vizitave që përfaqësuesti e Partisë për Drejtësi dhe Integrim kanë kryer, në muajin dhjetor të 2009-ës. Siç e dini në Departamentin e Shtetit PDI dorëzoi dosjen për çështjen çame para për herë të parë dhe do të pasohet me iniciativa të tjera, vizita e kontakte mbi difensive më të rëndësishme për të plotësuar objetivin e madh që kemi si forcë politike”, tha kreu i PDI-së, për mediat.

Në konferencë për shtyp, kreu i PDI-së është shprehur se do te ishte një hap pozitiv për çështjen çame bashkimi i dy partive.

“Mendoj që ne po harxhojmë energji, dy forcat dhe ndoshta pa dashje po i bëjmë dëm komunitetit çam. Ne duhet të jemi një forcë politike dhe 1 shoqatë”, tha Muhedini.

Partia Drejtësi dhe Integrim ka deklaruar se do të vijojë edhe në të ardhmen takimet me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA