Meta sulmon opozitën

02/10/2010 19:20

Qyteti i Lushnjës ishte destinacioni i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cili gjatë një takimi me qytetarët preku sërish një çështje shumë të diskutuar së fundmi, sikurse është moskalimi i projektligjit për gjykatën administrative në parlament.

“Vetëm pak ditë më parë, opozita bllokoi ligjin për Gjykatën Administrative, një program i rëndësishëm i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ato të Bashkimit Evropian dhe është për të ardhur keq që opozita jonë iu përgjigj negativisht thirrjes për të bashkëpunuar. Jo vetëm duke dëmtuar interesat e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë, por edhe krijimin e institucioneve të nevojshme për të mirën e qytetarëve”, është shprehur Meta.

Sipas Metës, angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është përmirësimi i klimës së biznesit dhe përshpejtimi i reformave rregullatore në shërbim të tij.

“Jam i bindur se këto investime do të shtohen dhe në rrethin e Lushnjës dhe në qarkun e Fierit ku interesi është shumë i madh për shkak të mundësive të mëdha që ka për zhvillim. Ne do të mbështesim akoma më shumë fermerin, në mënyrë të veçantë për të shtuar prodhim nga dje, do të ndihmojmë fermerët për të shtuar eksportet bujqësore dhe ato blegtorale”, tha Meta.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke theksuar se do t’u qendrojnë prioriteteve që kishin edhe gjatë fushatës “Punësim, punësim dhe vetëm punësim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA